Ndahet nga jeta Prof. dr. Faik Hima – Shoqata e Kardiologëve të Kosovës shpreh ngushëllime

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej figurave më të shquara të mjekësisë kosovare, Prof. dr. Faik Hima.

Prof. Hima ishte një emër i njohur në fushën e kardiologjisë dhe një prej themeluesve të Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës. Me profesionalizmin, përkushtimin dhe integritetin e tij, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në sistemin shëndetësor dhe në edukimin e brezave të rinj të mjekëve.

“Prof. Hima do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, mençurinë dhe kontributin e tij të paçmuar në zhvillimin e shkencës mjekësore në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Shoqatës.

Shoqata e Kardiologëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe studentëve të tij, duke e vlerësuar jetën dhe veprën e tij si një trashëgimi të çmuar për gjithë komunitetin mjekësor.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është 77-vjeçari që u gjet i vdekur në malin që po digjej në Rezallë të Skenderajt