Punëtorët teknikë të sektorit privat në protestë, kërkojnë rritje rrogash

Punëtorët teknikë të sektorit privat janë duke protestuar me kërkesë për rritje të pagave. Një e tillë po mbahet edhe para administratës qendrore të QKUK-së.

Kjo protestë është organizuar nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat.

Kreu i kësaj federate, Jusuf Azemi tha se protesta po mbahet në 20 komuna.

“Që nga maji kemi paralajmëruar se nuk do të mund të punojmë me këto paga. Mbi 20 komuna jemi në kohë proteste, protestë të qetë, paralajmërojmë se në momentin e kryerjes së zgjedhjeve komunale, atëherë ne do t’i ndalim të gjitha punët. Fillimi i muajit nëntor nuk mund të na zë me këto paga”, deklaroi ai.

Azemi njëherësh ka thënë se kërkojnë që paga e punëtorëve teknikë të sektorit privat të jetë e barabartë me ato të sektorit publik.

Lexo edhe:  Dogana konfiskon mall me vlerë mbi 10 mijë euro