Ky është i dyshuari për aksidentin tragjik në Malishevë ku humbën jetën dy persona

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Astrazub të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë.

Sinjali mëson se shoferi i një Audi A8A, i identifikuar si Milit Himaj, 57 vjeçar duke mos ia përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin në një kthesë dhe ka kaluar në shiritin e kundërt.

Për pasojë, Audi është përplasur ballazi me një veturë VW Polo, të cilën e drejtonte viktima Masar Krasniqi.

Nga goditja e fuqishme, kanë mbetur të vdekur në vend shoferi i Polo-s dhe pasagjerja Mizaqete Shala.

Ndërkohë, i dyshuari Milit Himaj dhe një pasagjere tjetër, L. P. kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim në QKUK – Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupat e viktimave të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Lexo edhe:  E rëndë: Punëtori 19 vjeç bie nga skelet në Prizren, humb jetën