Momenti kur policia gjermane e rrethon të riun kosovar, më pas e qëllon pasi i kërcënoi me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë profesionale në qytetin Essen të Gjermanisë, ku një mësuese është sulmuar me thikë.

Policia e Essenit raportoi në platformën X,  se autori i dyshuar si kosovar fillimisht ishte në arrati, por më vonë u gjet dhe u identifikua.

Gjatë arrestimit, policia përdori armë zjarri, dhe 18-vjeçari mbeti i plagosur.

Tashmë është publikuar edhe videoja kur i dyshuari kosovar neutralizohet nga policia gjermane.

Lexo edhe:  Ndryshim i motit: Reshje të mëdha bore dhe temperatura të ulëta