Aksident i pazakontë në Veri, qerrja me kalë rrokulliset në urën e hekurit – lëndohen babai dhe tre fëmijët
Një aksident i rëndë, por i pazakontë për kohën moderne, ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën “Mbreti Pjetër” në Zveçan.
Sinjali mëson se një qerre me kalë është rrokullisur në urën e hekurit, pasi kali dyshohet se është trembur gjatë lëvizjes.
Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i qerres, J.I., rreth 37-vjeçar dhe tre fëmijët e tij, dy vajza të mitura dhe djali rreth 22-vjeçar.
Të katërtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Mitrovicës Veriore. Sipas mjekut kujdestar, vajzat janë liruar për në shtëpi, ndërsa babai dhe djali i vogël kanë mbetur për trajtim të mëtutjeshëm.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet nga Policia.