Aksion i policisë kundër kontrabandës në veri, konfiskohen edhe pajisje për prodhim kriptovalutash

Policia e Kosovës ka konfiskuar 93 kartela grafike, tetë pajisje anti-miner dhe 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave, si dhe produkte të tjera të dyshuara për kontrabandim në Leshak të Leposaviqit.

Aksionin e ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, ku bëri të ditur se në mesin e produkteve të kontrabanduara përfshihen edhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 sosh jo alkoolike, shkruan lajmi.net.

“Me këtë rast, nga ky aksion, në një lokal afarist njësitet kanë konfiskuar si mallra të kontrabanduara 93 kartela grafike, 8 pajisje Antiminer, 17 pllaka elektronike që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave si dhe 280 litra pije alkoolike dhe 96 litra pije joalkoolike”, thuhet në njoftimin e Sveçlës.

I pari i MPB-së bën të ditur edhe për një aktivitet tjetër, ku iu janë konfiskuar produktet ushqimore të kontrabanduara nga Serbia një personi në lëvizje me veturë.

“Falënderoj Doganën dhe Policinë e Kosovës për suksesin e sotëm por edhe për vendosmërinë e tyre për të luftuar çdo fenomen që cënon rendin dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, përfundon Sveçla.

Përgjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në veri ka konfiskuar edhe një sasi narkotikësh, të cilën e ka njoftuar Sveçla në një konferencë.

Lexo edhe:  Rrahja e 22 vjeçares nga pronari, vjen reagimi i deputetes Kurti!