Kader Kicaj ngjall dyshime për lidhje të re
Kader Kicaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, duket se ka lënë pas romancën e dikurshme me Lumbardh Salihun.
Së fundmi, ajo publikoi në rrjetet sociale një foto ku mban një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, duke ngjallur dyshime tek fansat për një lidhje të re dashurie.
Edhe pse nuk ka konfirmuar asgjë, gjesti romantik sugjeron se Kaderi mund të ketë hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale.