E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc të Klinës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në magjistralen Prishtinë–Pejë, në fshatin Dollc të Klinës, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar. Viktima është Sadik Muslija.

Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në aksident janë të përfshira një autobus i udhëtarëve dhe një veturë, gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, por njëri nga të lënduarit nga mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit,” tha ai.

Lexo edhe:  “Lifti pati probleme disa ditë me radhë”- Çka thotë dosja për pronarët e firmës, ku neglizhenca e tyre çoi në vdekjen e 41-vjeçares në Prizren