Juliana Nura surprizohet me buqetë trëndafilash të kuq – Ish-banorja e BBVK lë ndjekësit në pikëpyetje

Juliana Nura surprizohet me buqetë trëndafilash të kuq – Ish-banorja e BBVK lë ndjekësit në pikëpyetje

Sinjali.com
18 Gusht 2025 10:59

Juliana Nura, ish-banorja e njohur e reality-show “Big Brother VIP Kosova”, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen në rrjete sociale – kësaj here me një surprizë të ëmbël dhe enigmatike.

Përmes një fotografie të publikuar në Instastory, Juliana ka treguar se është befasuar me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq, por nuk ka dhënë asnjë detaj mbi personin që ia ka dërguar.

Duke mos zbuluar identitetin e dërguesit, ajo ka lënë hapësirë për shumë spekulime në mesin e ndjekësve të saj, që janë të shumtë dhe të interesuar për statusin e saj personal, të cilin ajo prej kohësh e mban të fshehur.

Mbetet të shihet nëse Juliana do të zbulojë më shumë rreth kësaj surprize romantike apo do të vazhdojë ta mbajë misterin gjallë.

Lexo edhe:  Olta: Po mendoj që mund ta fitoj “BBVA” edhe pse jam jashtë