Ky është personi i kërkuar që u arrestua për Vrasje të rëndë në tentativë në Prishtinë
Policia ka vënë në pranga 35-vjeçarin Kushtrim (Besim) Dragusha, i cili ishte në kërkim për një kohë të gjatë nën dyshimet për “Vrasje të rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se arrestimi u realizua pasditen e 14 gushtit, rreth orës 17:00, në fshatin Prugovc të Prishtinës. Pas verifikimit, u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Njësia e Policisë së Stacionit “Veriu” e shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor, ku pas konsultimeve me gjyqtaren paraprake dhe prokurorin e rastit, është lëshuar urdhri për ndalimin e tij për 48 orë.
Rasti po hetohet nga organet kompetente.