Censurohet edicioni i lajmeve në RTK, Kusari: Reagimi i AGK-së u hoq

Juristja për media, Flutra Kusari ka thënë se edicioni i lajmeve të mbrëmjes në RTK është censuruar.

Kusari ka publikuar edhe një video nga edicioni i lajmeve të orës 17:00 që transmetoi reagimin e AGK-së me të cilin kërkohej që qeveria t’ia transferojë mjetet financiare RTK-së për pagat e punëtorëve.

“Kush e cenzuroi edicionin e mbrëmjes së lajmeve të RTK-së? Kush, kush, kush? Në orën 17.00 RTK ka raportu për reagimin e AGK-së e cila kërkon që qeveria t’ia transferojë mjetet financiare RTK-së”, ka thënë Kusari.

Mirëpo lajmi i njëjtë nuk është transmetuar edhe në edicionin e lajmeve qendrore.

“Në orën 19.30 lajmi nuk është transmetu, pra është cenzuru si me qenë në Hungari. Infot i kam që gazetarët janë urdhëru me e transmetu në orën 23.00 deklaraten e zëdhënësit të qeverisë, pa atë të AGK-së. Sigurisht, sigurisht”, ka thënë ajo.

“Paramendo, deklaratën e AGK-së që është në favor të vetë RTK-së nuk e transmetojnë nga frika mos po e dëmtojnë VV-në dhe qeverinë. E turpshme”, ka shtuar Kusari.

Lexo edhe:  VV-ja përzihet pak edhe në PDK: Basha e të tjerët reagojnë pas vendimit për kandidaturën e Drenasit