E dhimbshme sa më s’ka, ndërroi jetë zyrtarja policore për të cilën kërkoheshin para për shërim
Ka ndërruar jetë në moshë të re Togerja Syzana Krasniqi. Ajo po vuante nga një sëmundje e rëndë tash e disa kohë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Krasniqi ishte diagnostifikuar me kancer në mushkëri.
Për të që nga dita e djeshme u kërkua ndihmë por që fatkeqësisht togerja Krasniqi nuk arriti që ti bënte ballë sëmundjes së rëndë.
Ajo shërbeu prej fillimit qe 25 vite në uniformën e Policisë së Kosovës.