Serbia arreston 2 shqiptarë me pretendimin se bashkë me UÇK-në “kanë kidnapuar një serb” gjatë luftës në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur të enjten se i ka ndaluar dy persona me inicialet X.E dhe B.E në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh, nën dyshimet se me pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime lufte kundër popullsisë civile.

Në komunikatën e kësaj ministrie nuk është përmendur nacionaliteti i të ndaluarve.

Në të, autoritetet serbe kanë thënë se dyshojnë që më 1999, të ndaluarit e kanë kidnapuar një serb me inicialet J.M në Rahovec, e kanë dërguar në një drejtim të panjohur dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për të.

Ministria serbe ka thënë se i ka ndaluar dy personat për 48 orë dhe më pas ata do të dalin para prokurorit të rastit.

Lexo edhe:  E mitura thotë se u dhunua seksualisht derisa ishte në vizitë tek motra në Viti