Shtrenjtohet jeta deri në 4.3% për një vit

Derisa institucionet janë zhytur në bllokadë politike, qytetarët po sfidohen me shëtirësi që cenojnë rënd standardin e tyre jetësor, duke u përpjekur të sigurojnë të paktën artikujt elementar, të cilët po shtrenjtohen për ditë e më shumë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3% në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa, krahasuar me qershorin e këtij viti, indeksi i çmimeve të konsumit në korrik është rritur mesatarisht prej 0,2%.

“Indeksi i  çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,3%  në muajin korrik 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë siç janë kafja, çaji dhe kakao për 16,9%, energjia elektrike 16,6%, mishi për 12,7%, vajrat dhe yndyrat për 9,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,5%, si dhe buka e drithërat për 5,0%.”

Qytetarët, të cilët, janë lodhur nga varfërimi i skajshëm thonë se me të ardhurat e tyre nuk I përballojnë dot çmimet e gjërave elementare shqimore.

Këtë situatë të rëndë e pohon edhe ekonomisti, Mustafë Kadrijaj, i cili thotë se politika është fajtore për situatën e rëndë ekonomike tash e sa muaj në vend, raporton RTV21, transmeton Periskopi.

“…për fat jo të mirë skemi as qeveri të mandatuar. E kemi një gjendje shumë të palakmueshme, ka hapësirë të favorshme për bizneset…”

Sipas Agjencisë të Statistikave të Kosovës, inflacioni në muajin korrik u rrit për 0,2%. Siç tregojnë të dhënat e ASK-së, rënie e çmimeve vërehet tek biletat e fluturimeve për -10,3% si dhe karburantet për -6,2%.

Lexo edhe:  Kur dalin pagesat e lehonave dhe fëmijeve? Murati del me njoftim!