Dardi i ashpër: Jeta Xharra merr milionat, punëtorët e RTK’së trasht e surlës
Pas disa raportimeve në media ku flitej se gazetarja Jeta Xharra ka fituar mbi 2 milionë euro prej RTK-së, analisti Dardan Islami ka qenë mjaft thumbues dhe i ashpër me gazetaren, shkruan Gazeta Metro.
Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, shkruante se produksioni i Jeta Xharrës është paguar mbi 2.2 milionë euro ndër vite nga RTK. Ndërkaq, ish-drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjiim Kastrati, thoshte se Xharra është paguar 28.000 euro në muaj nga RTK, e 2 milionë euro ndër vite.
Për këtë situatë, pikërisht në kohën kur punëtorët e RTK-së kanë mbetur pa paga dhe po vazhdojnë me protesta këtë muaj, ka reaguar edhe Dardan Islami.
“Jeta Xharra i merr milionat, puntoret e rtk t’rasht e surles! Lavdi”, ironzoi gazetari Islami, i cili është mjaft aktiv në rrjete sociale lidhur me çështjet politike në Kosovë.
Në media u raportua edhe për mundësinë e rikthimit të Jeta Xharrës në RTK, aty kur ishte për shumë vite, por deri më tash asgjë s’është e konfirmuar.