Polici i suspenduar në Gjilan – vëllai i kandidatit për deputet të VV’së, Burim Demiri
Inspektorati Policor i Kosovës dje i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan, ku sipas raportimeve është mësuar se katër zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj, shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Metro merr vesh që njëri nga të rekomanduarit për suspendim, hetuesi Ardian Demiri, është vëllai kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Burim Demiri.
Bazuar në autorizimet ligjore dhe për të ruajtur integritetin e hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale në Gjilan.
Sipas njoftimit, janë suspenduar: “Një rreshter policor dhe një hetues nga Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, një rreshter policor që mban pozitën e shefit të hetimeve në Stacionin Policor të Novobërdës, një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”.