Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Do të fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga verilindja të cilat do të jenë të freskëta sidomos vonë dhe në mbrëmje. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 36 apo 37 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Martën pritet të mbajë mot me diell dhe me vapë intensive verore. Pasdite thellë në veri të Shqipërisë mund të ketë një zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta.
Në viset kontinentale do të fryjnë erëra nga verilindja dhe lindja, ndërsa në viset bregdetare të Shqipërisë do të fryjnë erëra kryesisht nga veriperëndimi.
Mot me diell dhe shumë i nxehtë do të mbajë edhe të Mërkurën në të gjitha viset tona. Po ashtu edhe të Enjten dhe të Premten, por në Shqipëri do të ketë më shumë vranësira, me mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar kryesisht në viset malore. Temperaturat mund të fillojnë një rënie graduale./MeteoBallkan