Nga dasma në zi, Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë

Nga dasma në zi, Edmondi i cili u vra dje në Gjilan ishte martuar 3 muaj më parë

Vetëm tre muaj pasi kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, Edmond Hasani ka humbur jetën tragjikisht së bashku me babain e tij, Selami Hasani.

Babë e bir u vranë nga persona të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme të fajdesë, shkruan IndeksOnline.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrethana ende të paqarta, por që kanë tronditur thellë opinionin në mbarë vendin.

Edmondi ishte i martuar me Njomza Grabanicën, ish-drejtoreshë e Kadastrës në Komunën e Klinës.

 

Sot, Gjilani do të përcjellë për në banesën e fundit dy viktimat e kësaj tragjedie. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e qytetit pas namazit të ikindisë, në orën 16:40.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Sipas deklaratave të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa tre të dyshuar të tjerë ndodhen në arrati. Ata janë identifikuar si Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe dy djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22).

Lexo edhe:  Fondacioni për mbrojtjen e Hashim Thaçit kërkon ndihmën tuaj financiare