Parashikimi i motit për fillimin javës

Të Hënën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Personat e ndjeshëm rekomandohet të kenë kujdes orëve të mesdites dhe pasdite. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Vapë e fuqishme sidomos në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ditëve të ardhshme pa ndonjë ndryshim të motit. Do të vazhdojë të jetë shumë nxehtë dhe me kthjelltësi e diell. Temperaturat mund të shënojnë ulje krejtësisht të lehta.

Lexo edhe:  Punime në rrjet, KEDS tregon për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës