“Një çift kosovar ndalohet në Serbi, iu konfiskua ari”

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.

Ai thotë se “çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë. Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore”, shprehet ai.

Këto informata i ka dhënë pasi “sot, një çift kosovar u ndalua në hyrje të Serbisë dhe u kontrollua detajisht”, thotë Koci.

“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës”, shprehet Koci.

“Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, është shprehur ai.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e premte