Deklarata e një qytetari në protestën për çlirimtarët bëhet virale: “Katër vëllëzër jemi, s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në”
Një deklaratë e sinqertë dhe e fuqishme e një qytetari, e dhënë gjatë protestës të enjten në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, është bërë virale në rrjetet sociale.
“Jemi katër vëllezër, asnjëri s’kemi luftuar, por kurrë s’e kemi sha UÇK-në. Sot, ata që s’u afruan kurrë frontit, e shajnë Hashim Thaçin,” ka thënë qytetari për mediumin “N’teren”, duke prekur mijëra qytetarë me mesazhin e tij të drejtpërdrejtë