Grenell shpërndan pankartat e protestës: Trump, Kosova beson në ty

Disa pankarta interesante që kishin të bënin me presidentin Donald Trump dhe ish-kryeprokurorin Jack Smith ia morën vëmendjen emisarit Richard Grenell nga protesta e djeshme në Prishtinë.

Emisari presidencial për misione të veçanta në botë shpërndau një postim në X ku tregoheshin pankarta të tilla si “President Trump, Kosova shpreson dhe beson në ty” dhe një tjetër që thoshte se Jack Smith e ka rrëmbyer drejtësinë.

Grenell e shpërndau postimin e Fitim Çekut, ku flitej për protestën e organizuar në Prishtinë me synim që të jepej një përkrahje për Hashim Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së në Hagë.

Ish-ambasadori Grenell ka qenë mjaft i zëshëm në disa raste për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë si pjesë e procesit kundër ish-presidentit Thaçi dhe figurave të tjera të larta të UÇK-së.

Lexo edhe:  “Policët pa çizme, kabineti i Sveçles pijnë raki nëpër restauronte”