Policia e gjobit një shofer që e nisi veturën me “shllajf”

Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka identifikuar shoferin që ditë më parë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke nisur vrullshëm automjetin e tij.

Ai është gjobitur.

“Në lidhje me këtë policia ka shqiptuar gjobë ndaj kundërvajtësit sipas ligjit të komunikacionit rrugor.”

“Policia e Kosovës vlerëson lartë kontributin e qytetarëve në identifikimin e shkeljeve dhe inkurajon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shmangin çfarëdo sjellje të rrezikshme apo të paligjshme. Policia e Kosovës do të vazhdoj me aktivitetet e saj në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë së përgjithshme rrugore, si dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ndërmarrë masa të vazhdueshme kundër çdo shkeljeje të ligjit në trafik.”

Lexo edhe:  Arsenijevic e pranon se u largua nga Kosova para se t’i gjendeshin armët, Veton Elshani thotë se ka biseduar me politikanin serb: Do ta intervistojmë