Kurti i shkon në shtëpi biznesmenit që grushtoi punëtorin e tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar biznesmenin nga Prizreni, Burim Sallauka, i cili disa vite më parë kishte sulmuar fizikisht njërin nga punëtorët e tij.

Së bashku me deputetin Artan Abrashi, Kurti ka qëndruar gjatë ditës në shtëpinë e Sallaukës, ku kanë bërë publik edhe kandidimin e vajzës së tij për Kuvendin Komunal.

Në vitin 2019, Burim Sallauka, i cili është pronar i restorantit “Koha” në Prizren kishte grushtuar njërin nga kamerieret e tij në ambientet e restorantit.

Insajderi kishte siguruar videon e sulmit fizik, në të cilën shihet biznesmeni Sallauka [i veshur me bluzë ngjyrë hiri] teksa thërret pranë tij punëtorin e tij, kamarierin e restorantit, dhe e godet me grushte.

Sulmin fizik ndaj kamarierit të restorantit që ai menaxhon, Sallauka e vazhdon edhe në një hapësirë tjetër të restorantit, të pa incizuar nga kamerat.

Lexo edhe:  Ndryshojnë temperaturat: Ky është parashikimi i motit për sot