Shpërthimin e virusit të ri: Mijëra të prekur, dhjetëra të vdekur – fillon në Kinë
Një shpërthim shqetësues i virusit Chikungunya, i cili transmetohet përmes pickimeve të mushkonjave, ka alarmuar autoritetet shëndetësore në Kinë.
Sipas mediave të huaja, përfshirë The Independent, janë regjistruar gati 5000 raste, vetëm një muaj pas identifikimit të infeksionit. Situata më e rënduar është në Guangdong, provincë pranë Hong Kongut, ku vetëm javën e fundit janë shënuar rreth 3000 raste të reja.
Virusi shkakton temperaturë të lartë, dhimbje të forta në nyje dhe në disa raste prek edhe sistemin nervor. Më shqetësuese është se Chikungunya po tregon rezistencë ndaj trajtimeve, çka ka ngritur alarmin te profesionistët e shëndetit në mbarë botën.
Deri më tani, janë shënuar mbi 240 mijë raste në të paktën 16 vende, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 90.
Në një veprim të pazakontë dhe të paprecedentë, autoritetet kineze kanë lëshuar mushkonja grabitqare, të cilat ushqehen me larvat e Aedes aegypti, mushkonja bartëse kryesore e virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka reaguar me një apel urgjent, duke paralajmëruar për rrezikun e një epidemie të re globale, të ngjashme me pandeminë e COVID-19 nëse nuk ndërmerren masa të shpejta parandaluese.