Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot pritet të ketë destabilziim të fuqishëm të atmosferës. Paradite priten intervale kohore me diell dhe vranësira lokale, ndërsa gjatë ditës dhe pasdite shtim i vranësirave dhe dendësim masiv i tyre. Priten zhvillime të fuqishme konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Vende-vende mund të ketë rrebeshe mjaft intensive dhe ndonjë shtrëngatë e fuqishme lokale me vetëtima dhe bubullima masive. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Hënën pritet destabilizim i fuqishëm i motit. Përpos intervaleve kohore me diell, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave me kalime shtrëngatash lokale me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet nuk do të jenë të balancuara, prandaj në disa zona priten shumë më shumë reshje varësisht se ku zhvillohen konveksionet më të fuqishme.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjitha viset.

E Marta po ashtu do të karakterizohet me mot relativisht të freskët dhe të paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë shtrëngata të Martën priten në pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, por edhe në disa rajone të Kosovës ende janë të mundshme.

Të Mërkurën priten vranësira e intervale kohore me diell. Atmosfera do të ketë tendencë stabilizimi, por ende mund të ketë reshje të izoluara./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Luiz Ejlli voton në Shkodër, tregon a do futet në politkë