“Përplasje e heshtur” mes Don Xhonit dhe Noizy-t?

Skena shqiptare e hip-hop-it është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi Don Xhoni dhe Noizy kanë shkëmbyer mesazhe të koduara në rrjetet sociale, duke ndezur spekulimet për një përplasje të re mes tyre, ose ndoshta një strategji për të paralajmëruar një bashkëpunim.

Gjithçka nisi kur Don Xhoni publikoi një Instastory nga brenda një veture luksoze, të shoqëruar me mbishkrimin:

“Allo 2shi, 1shi ktu”

Ky mesazh u interpretua nga fansat si një sfidë e hapur ndaj Noizy-t, i cili prej vitesh e quan veten “i pari” në skenën e hip-hop-it shqiptar.

Reagimi i Noizy-t nuk vonoi. Ai postoi një foto pranë një Lamborghini, me tufa parash mbi kapakun e makinës, duke shkruar:

“1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.”

Këto postime kanë nxitur diskutime të shumta në rrjete sociale dhe kanë shtuar kureshtjen mbi raportin mes dy reperëve.

Lexo edhe:  ‘Po pres me padurim të martën, do bëj tërmet…’, banori do të largohet me dëshirë nga BBV3?