Polici kosovar e rrah një polic tjetër brenda stacionit policor

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë (ish “Victoria”), ku dy zyrtarë policor janë përfshirë në një përleshje fizike brenda ambientit të punës.

Sipas burimeve të Insajderit, njëri nga zyrtarët dyshohet se e ka sulmuar kolegun e tij pa ndonjë provokim të mëparshëm.

Pas incidentit, rasti është raportuar dhe në vendngjarje ka dalë Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), i cili ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo edhe:  3 raste të dhunës në familje edhe natën e Vitit të Ri