Kurti: Serbia po vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot, ka akuzuar Serbinë se po bën përpjekje të vazhdueshme për destabilizimin e vendit.

Kurti theksoi se këto veprime po ndodhin në një kohë kur Kosova është e fokusuar në forcimin e partneriteteve me shtetet aleate.

“Ndërkohë që ne po angazhohemi për thellim e forcim të partneriteteve me shtetet aleate, demokratike e paqedashëse, fqinji ynë agresiv, Serbia, po i vazhdon përpjekjet për destabilizim të vendit tonë. Mirëpo, institucionet e inteligjencës dhe sigurisë të Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë suksesshëm ndaj këtyre përpjekjeve”, deklaroi Kurti.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit për kurdisje të ndeshjeve, njëri trajner, tjetri refer