Mërgimtari 35-vjeçar, Rrahim Latifi, që u mbyt në Liqenin e Ujmanit, do të varroset sot
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën në Liqenin e Ujmanit, ku Rrahim Latifi ka humbur jetën pasi u zhduk në ujë.
Latifi ishte me origjinë nga fshati Cerajë, ndërsa jetonte në qytetin Kristianstad të Suedisë.
Trupin e tij, në ditën e tretë të kërkimeve, e kanë gjetur njësitë e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:44, në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol