Përplasja mes familjarëve përfundon me zjarrvënie në Pejë – dëmi rreth 50 mijë euro
Një mosmarrëveshje mes dy familjarëve ka përfunduar me zjarrvënie në rrugën “Gani Daci” në Pejë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme.
Ai tha se, sipas viktimës së rastit, dëmi është rreth 50 mijë euro.
“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro,”, tha Gashi.