Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Prekazi
🇽🇰 NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë Abedin Miran Kodra, dëshmitar dhe kontribuues i lirisë.
Abedini ishte pjesëtar i lavdishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku me guxim dhe sakrificë dha kontribut të çmuar në betejën për liri dhe dinjitet kombëtar. Pas luftës, ai vazhdoi misionin për atdheun si pjesë e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Skenderaj, gjithmonë në mbrojtje të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.
I përkushtuar ndaj flamurit, i palodhur në shërbim dhe shembull frymëzimi, Abedini do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si një trim i kohës së lavdisë dhe paqes.
🕊 Varrimi bëhet sot, në ora 17:00, në Prekaz të Poshtëm – në tokën ku liria mori kuptimin më të lartë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!