Reagim i shpejtë dhe profesional: Ekipi i Emergjencës në Skenderaj shpëton jetën e një 2-vjeçari – i kishte mbetur në fyt mishi me asht

Një ndërhyrje e menjëhershme dhe profesionale nga ekipi i Emergjencës në Skenderaj mbrëmjen e kaluar ka shpëtuar jetën e një fëmije 2-vjeçar, i cili kishte ardhur në gjendje shumë të rëndë, pasi ishte ngulfatur nga një copë mishi me asht.

Nga Emergjenca e Skenderajt kanë bërë të ditur se fëmija kishte ardhur pothuajse pa vetëdije, me rrugët e frymëmarrjes të bllokuara, ndërsa sekondat ishin vendimtare për mbijetesën e tij. Falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit maksimal të stafit mjekësor, është bërë e mundur hapja e rrugëve të frymëmarrjes dhe stabilizimi i gjendjes së vogëlushit.

“Ky rast do të mbetet gjatë në memorien tonë si momenti kur jeta dhe vdekja u ballafaquan për disa sekonda – dhe jeta fitoi,” thuhet në njoftimin e ekipit të emergjencës.

Lexo edhe:  Ky është personi që u arrestua për tjetërsim të pronës 10 milionëshe