Arrestohen 2 hajna në Vushtrri për vjedhje të rëndë, “tmerruan” një shtëpi

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të “vjedhjes së rëndë” që kishte ndodhur disa muaj më parë në Vushtrri, shkruan “Jepi zë”.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut kanë arritur të identifikojnë dhe më pas të arrestojnë dy persona – M. M., 42 vjeç dhe E. Xh., 44 vjeç – të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata dyshohen për përfshirje në një vjedhje të rëndë të kryer më 23 mars 2025, në një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri.

Arrestimi i tyre u bë pas zhvillimit të hetimeve intensive dhe bastisjeve të kryera sot në dy lokacione në Vushtrri.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

Lexo edhe:  I bëri për spital nënën dhe motrën e tij, arrestohet një person në Klinë