Riaktualizohet çështja e Trustit – paralajmërohet protestë

Më 5 nëntor të shtunën nga ora 12:00 para qeverisë së Kosovës do të protestohet pro tërheqjes së 30% të trustit.

Kështu kanë bërë të ditur në një konferencë për media organizatorët e kësaj proteste.

Njëri nga organizatorët, Visar Dili u shpreh se interesimi i qytetarëve për tërheqje të trustit është i madh.

Dërgimi për mendim në Qeveri – deklarohet për Insajderin iniciuesi i Trustit
Në muajin shtator, Kryesia e Kuvendit të Kosovës njoftoi se e ka dërguar për mendim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale. Projektligj ky i cili iu mundëson qytetarëve të Kosovës të tërheqin 30% nga kursimet e tyre në Trust.

Ky veprim u mirëpritë nga iniciuesi i saj njëherit deputeti i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu.

Haxhiu në prononcim për Insajderin, deklaroi se ata që nuk votuan herën e para Trustin, e kanë rastin ta përmirësojnë gabimin e tyre.

“Qeveritarët dhe deputetët e LVV-s duhet te reflektojnë dhe ta mbështesin Projektligjin për Trusti, më mirë qytetarët të marrin disa nga kursimet e tyre në Trust se sa ato të humbasin ne tregjet ndërkombëtare. Kjo iniciativë ligjore ka ardhë si domosdoshmëri për shkak të situatës nëpër të cilën po kalojnë qytetarët tonë, për shkak të krizës ekonomike, inflacionit dhe rritjes se çmimeve”, ka thënë deputeti i PDK-së.

Sot në Kuvendin e Kosovës, edhe shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri përmendi çështjen e Trustit, duke bërë thirrje për votimin e tij.

Lexo edhe:  KEDS-i zë 700 konsumatorë duke e vjedhur rrymën