Aksident i rëndë në Serbi, rrotullohet kamioni me targa shqiptare – përmbysen Ferrari e Mercedes luksoz

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në aksin rrugor të Ibarskës, në qytetin Preljina të Serbisë, ku një kamion transportues me targa shqiptare është përmbysur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas burimeve të para nga vendngjarja, në rimorkion e këtij kamioni ndodheshin dy makina superluksoze – një Ferrari dhe një Mercedes të gjeneratës më të fundit.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit, por përmbysja ka shkaktuar dëme materiale të dukshme në automjetet e transportuara. Policia serbe ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa trafiku në drejtim të qyteteve Çaçak dhe Kraljevo është ngadalësuar ndjeshëm, duke krijuar kolona të gjata mjetesh.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten pas përfundimit të hetimeve.

Lexo edhe:  Detaje nga ngjarja e tmerrshme: Foshnja e vdekur u la në çarçafë, punëtori e ngatërroi dhe e futi në lavatriçe