Don Xhoni ‘mbulohet’ me ari në kulmin e verës muzikore

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, është duke jetuar një verë të artë, në kuptimin më të plotë të fjalës. Publikimi i këngës së tij më të re, “Ça tha”, e ka rikthyer emrin e tij fuqishëm në qendër të vëmendjes.

Edhe pse ky projekt kishte filluar të bëhej viral në TikTok shumë kohë përpara se të publikohej zyrtarisht, tani ka arritur të bëhet një fenomen i vërtetë në platformat sociale.

Fjalët e këngës dhe refreni ngjitës u përhapën me shpejtësi në rrjet, duke kontribuar në suksesin organik të këngës, dhe duke rritur më tej popullaritetin e Don Xhonit. Ky sukses dëshmon punën e tij të qëndrueshme dhe menaxhimin e mirë të karrierës muzikore.

Por muzika nuk është e vetmja fushë ku Don Xhoni po korr suksese. Reperi ka marrë së fundmi një nga njohjet më prestigjioze të platformës YouTube, pllakën e artë, që jepet kanaleve që kalojnë shifrën e 1 milion abonuesve. Kjo arritje e vendos atë ndër yjet digjitalë shqiptarë me ndikim global.

Ndërsa kënga e tij më e fundit vazhdon të shtohet në listat e hiteve të kësaj vere, është e qartë se Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

Me miliona ndjekës, arritje të reja dhe një ndikim të padiskutueshëm në skenën muzikore shqiptare, ai duket i vendosur të ruajë pozitën e tij si një prej artistëve më të rëndësishëm të muzikës urbane.

Lexo edhe:  Mënyra “interesante” se si Ana Kabashi e zuri të dashurin duke e tradhtuar