Halil Kastrati: Na falni o çlirimtarë, ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë

Humanisti Halil Kastrati ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale mbi mocionin e mbrojtjes së katër krerëve të UÇK-së për të hedhur poshtë aktakuzën për krime lufte.

Kastrati u ka kërkuar falje udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në Hagë për heshtjen kundrejt padrejtësive ndaj tyre.

Na falni, o çlirimtarë!

Na falni që sot, në kohë lirie, po qëndroni të burgosur padrejtësisht në Hagë!

Na falni që heshtja jonë po i rëndon edhe më shumë prangat tuaja!

Na falni që, ndërsa ju po mbani barrën e padrejtësisë, ne kemi rënë në një gjumë të thellë!m

Ju që u përballët me armikun për lirinë tonë, sot po përballeni me padrejtësinë për lirinë e së vërtetës!

Historia do ta thotë fjalën e saj…
Por ne duhet të jemi zëri juaj!

Liri për çlirimtarët!

Lexo edhe:  Arrestohet dhe ndalohet Pronari i ‘Arditi Taxi’ në Ferizaj, detaje nga aksioni