Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand”

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand”, të mërkurën në Prishtinë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Paparaci, një person dyshohet se ka rënë në platon pas hotelit ikonik në Prishtinë.

Në vendngjarje ndodhen edhe njësitet e zjarrfikësve dhe autoambulanca.

Paparaci ka tentuar të marrë informacione nga Policia, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë akoma përgjigje.

 

Lexo edhe:  Prishtinë: Burri i mori 8 mijë € me interes dhe u ‘zhduk’, fajdexhiu i shkon gruas së tij dhe ia kërkon edhe 35 mijë euro