Ky është zyrtari i arrestuar për marrje ryshfeti në Lipjan – kërkoi 100 euro për pasaportë

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e zyrtarit të arrestuar për korrupsion në Komunën e Lipjanit.

Bëhet fjalë për Imer Sllamnikun, i cili punonte në Zyrën e Gjendjes Civile dhe dyshohet se kishte kërkuar 100 euro ryshfet nga një qytetar në këmbim të përshpejtimit të një procedure për lëshimin e pasaportës.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sllamniku është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës, menjëherë pasi ka marrë shumën e kërkuar.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Marrje ryshfeti”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë

Lexo edhe:  Ky është këngëtari nga Podujeva që paguhet 30 mijë euro për një natë