Arrestohet një grua në aeroportin e Prishtinës, dyshohet kishte kryer një vjedhje në muajin mars

Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar pasditen e djeshme një grua e cila dyshohet se kishte kryer një vjedhje në muajin mars në pronën e një personi.

E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi:

VJEDHJE

Aeroporti Adem Jashari / 21.03.2025 – 16:00. Më 13.07.2025 është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj për arsye se e njëjta dyshohet se kishte kryer vjedhje më 21.03.2025 në pronën e ankuesit kosovar. E dyshuara gjatë intervistimit e ka pranuar veprën dhe e njëjta me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/Reporteri.net/

Lexo edhe:  Fero zbulon sekretin: Arbenita i falë pesë vaktet