Kërkohet paraburgim për një të mitur, dyshohet se e dhunoi bashkëmoshatarin

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të shtunën se e ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një të mituri, të dyshuar për veprën e dhunimit.

Në njoftim, Prokuroria ka thënë se dyshohet që edhe viktima është i mitur.

“Sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10.07.2025 rreth orës 13:00 në fshatin Gllavicë, komuna Shtime saktësisht në një pyll, i mituri me përdorimin e forcës, e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarin – të miturin të gjinisë mashkullore, me këtë kishte për të kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 4 nën paragrafin 4.2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatën për media.

Lexo edhe:  Serbia e arreston Milan Radojiçiqin, dërgohet në mbajtje për 48 orë