Kryesindikalisti i Trepçës ngre alarmin: Problemet me paga dhe mungesa e investimeve po detyrojnë emigrimin

Puna në minierë mbetet një nga profesionet më të vështira dhe më të rrezikshme në vend, ku përveç sfidave fizike minatorët përballen çdo ditë me kushte të rënda pune, mungesë të sigurisë teknike dhe pagë të pamjaftueshme.

Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë, veçanërisht në përmirësimin e mikroklimës brenda minierave, janë kthyer në problematika serioze që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.

Këto kushte jo të favorshme po detyrojnë gjithnjë e më shumë punëtorë të largohen nga vendi, duke e lënë sektorin pa fuqi punëtore.

Nga Sindikata se Minatorëve, kanë ngritur alarmin për nevojën e ndërhyrjeve të menjëhershme dhe konkrete për të shmangur problemet madhore në këtë ndërmarrje.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, në një prononcim për “Front Online” ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat po punojnë minatorët, veçanërisht sa i përket mikroklimës brenda minierave dhe mungesës së investimeve të nevojshme.

Ai tha se temperaturat e larta dhe mungesa e pajisjeve po cenojnë seriozisht shëndetin e punëtorëve.

“Sfidat më të mëdha të minatorëve janë kushtet bazike sidomos mikroklima në minierë është jashtëzakonisht e nevojshme për shkak të temperaturave të larta dhe për shkak të mos investimeve në ndërmarrje po krijon sfida tek minatorët dhe shëndeti i tyre”, deklaroi ai pwr Front Online.

Januzi gjithashtu theksoi vështirësitë në realizimin e pagave për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.

“Ka sfida në realizimin e pagave për shkak të çështjeve përmbarimore obligimeve e borxheve të akumuluara ndër vite është krijuar vështirësi në realizimin e pagave në afatet kohore, muajt e fundit ja kemi dal disi me vështirësi të mëdha”, u shpreh ai.

Lexo edhe:  Në aeroportin e Prishtinës Dogana sekuestroi mjaltë në vlerë prej afro 3 mijë euro

Tutje, januzi u ankuar edhe për pagat duke thënë se pagat janë shumë të ulëta karshi inflacionit.

“Një pagë e minatorit ka mbetur shumë ulët krahasim me lëvizjet e çmimeve të tregut me inflacionin në vend, duke marrë përbaz edhe borxhet e ndërmarrjes kemi mbet në një udhëkryq e s’po dimë si të veprojmë”, potencoi Januzi.

Sipas Januzit, mosqëndrueshmëria financiare po shtyn shumë minatorë të kërkojnë mundësi pune jashtë vendit.

“Mos qëndrueshmëria financiare po ndikon negativisht tek vendimet e minatorëve ku po emigrojnë jashtë vendit në këto vitet e fundit punëtorët”, përfundoi Januzi për “Front Online”.