Rafuna: Pasiguria dhe trajtimi jo i mirë po i shtyjnë bizneset të ikin drejt rajonit
Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, për Front Online tha se për shkak të pasigurisë juridike dhe ekonomike, si dhe trajtimit jo të mirë, shumë biznese po largohen drejt vendeve të rajonit.
“Pasiguria juridike, pasiguria ekonomike këto e kanë bë ma shumë biznesin për me ik mos me investu në Kosovë, trajtimi jo i mirë i biznesit, mos mundësia për investime të brendshme dhe kjo e ka shty biznesin me ikë në vende të rajonit”, tha ai.
Rafuna, tha se ky trend mund të ndalet vetëm me reforma të thella, duke e vendosur ekonominë në prioritet dhe theksoi se Kosova është shtet i sigurt për investime.
“Mund të parandalohet duke marrë reforma të thella, duke qenë ma miqësor me biznesin, duke pas ekonominë në top prioritet, por edhe udhëheqësit shtetërorë të jenë të kujdesshëm në deklarata, që spo bëhet luftë në Kosovë, por Kosova është një vend shumë i sigurt për investimet e huaja”, tha Rafuna