Arrestohen dy persona në Shipol të Mitrovicës, dyshime për djegien e “Gate Club”

Një zjarr i madh pati përfshirë më 14 shkurt të këtij viti diskotekën ‘Gate Club’.

Lidhur me këtë zjarrvënie janë arrestuar dy persona në Shipol të Mitrovicës.

Policia njoftoi se hetuesit e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Rënda (NjHP) kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe operative, që kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, F. S., 36 vjeç, dhe M. M., 28 vjeç, shtetas të Kosovës.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se janë përfshirë në zjarrvënien e shkaktuar në lokal.

Të dyshuarit janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Hetuesit vazhdojnë me veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.

Lexo edhe:  Minatori i Trepçës pas 12 vite punë merr rrugën e mërgimit: Shkova për një jetë më të mirë, nuk do i harrojë shokët e punës “luanat e nëntokës”