Telashet me zjarrin, KFOR-i ndërhyn me helikopter në Skenderaj

Situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese. Sipas njoftimit të fundit nga Agjencia për Menaxhim Emergjent (AME), aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në disa komuna të vendit.

AME njofton se zjarret janë përhapur në komuna të ndryshme si Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Gjakovë, Klinë, Leposaviq, Podujevë dhe Novobërdë.

Në Komunën e Skenderajt, në fshatin Llaushë, situata është më e rënduar.

“U intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter nga kapaciteti i KFOR-it,” thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E frikshme: Burri nga Skenderaj shkel urdhrin mbrojtës, e kërcënon ish-gruan dhe tenton ta godas me veturë