Ndërron jetë Naim Ymeri – luftëtar i devotshëm i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së

Ka ndërruar jetë Naim Ymeri, një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitet, ish-luftëtar dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, miqtë, bashkëluftëtarët dhe bashkëveprimtarët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e një njeriu që dha shumë për atdheun dhe për shoqërinë.

“Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë – toka që e deshe me zemër dhe për të cilën luftove me nder”, thuhet në njoftimin për ndarjen e tij nga jeta.

Varrimi i Naim Ymerit do të bëhet sot, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Gllogovc, në komunën e Lipjanit.
Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te të gjithë ata që e njohën, ndërsa veprat dhe kujtimi për të do të jetojnë gjatë në memorien kolektive.

Lexo edhe:  Java më e nxehtë e muajit, ky është parashikimi i motit