Sot tentimi i 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot, për herë të 43-të, do të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që nuk pritet ndonjë zhvillim i madh. Siç është bërë e ditur në agjendën e Kuvendit, seanca do të vazhdojë nga ora 11:00.

Në seancën e mbajtur të enjten, nuk pati pajtueshmëri mes partive politike për të realizuar konstituimin e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, për të tretën herë me radhë, ka refuzuar zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke penguar procesin e fillimit të funksionimit të Kuvendit të Kosovës.

Lexo edhe:  Kamioni e shkel për vdekje një person në Rugovë, derisa ishte duke punuar