Tentim-vrasje në mes të ditës në Prizren – Sulmohet me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Yunus Emre” në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet të mprehtë, si pasojë e një sulmi që dyshohet të ketë qenë tentativë për vrasje.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është B.M, 47 vjeçar, i cili ka pësuar lëndime si rezultat i sulmit nga Bashkim Muja, 67 vjeçar, tashmë i identifikuar dhe i shoqëruar nga Policia pas një pune operative në terren.

Burimet brenda organeve të hetuesisë bëjnë të ditur se mjeti i mprehtë i përdorur në rast nuk është gjetur ende, ndërsa rasti është marrë nën trajtim nga Hetimet Rajonale të Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa për këtë rast do të ketë edhe hetime të tjera në vazhdim.

Lexo edhe:  Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare kryhet për herë të parë një operacion i rrallë