Përleshje mes dy grupeve në Podujevë – dyshohet për të lënduar
Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në qytetin e Podujevës, ku sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, janë përfshirë dy grupe personash.
Burimet e Sinjalit nga terreni bëjnë të ditur se dyshohet për persona të lënduar, ndërsa situata ka alarmuar Policinë e Kosovës, e cila tashmë është në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave.
Në momentet e para nuk raportohet për persona të arrestuar, por hetimet janë në zhvillim.